18.5 C
Tirana

Lot gëzimi te mjekët, spitali në Itali mbyll pavijonin e të sëmurëve me COVID-19

VENDI

Një lajm i mirë vjen nga spitali Maggiore në Parma: Salla 26, e përdorur për kujdesin e pacientëve me Covid-19, është mbyllur.

 

Një video, e xhiruar në departament dhe e publikuar në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i qytetit, Federico Pizzarotti, tregon gëzimin dhe festën e mjekëve dhe infermierëve.

 

Leandra Giudice, infermierja që postoi videon, e marrë më pas nga kryetari i bashkisë, e shoqëroi atë me një shkrim: “Sepse çdo buzëqeshje sot nuk është thjesht një buzëqeshje gëzimi! Buzëqeshja e sotme është frika e ditës s ëparë dhe e çdo dite më pas se mos gabonim, se mos nuk do e bënim dot më, Mos të binim në ankth dhe dhembje.

 

Po po, ankth … më e keqja e ndjenjave që një njeri mund të ketë! Si nuk mund ta provosh ankth pasi ke parë atë masakër? Buzëqeshja e sotme është zemërimi i ditës së parë dhe i atyre që pasuan, zemërimi se kemi dhënën pak ose jo mjaftueshëm; por me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kaq sa duhet!

- Advertisement -

TE FUNDIT