9.5 C
Tirana

Linja e dhimbshme e jetës së Nitës, ajo surprizohet nga i ati

VENDI

Ashtu si një pjesë e banorëve, edhe Nita rrëfeu linjën e saj të jetës brenda shtëpisë.

 

Në linjën e saj të jetës, Nita u shpreh se në moshën 4-vjeçare, babai i saj u bë pjesë e ushtrisë së UÇK, për të shërbyer në luftën e Kosovës.

 

Ajo, mamaja dhe motrat shkuan në Maqedoni gjatë luftës dhe se nuk dinin asnjë informacion për babain nëse ai ishte gjallë apo jo.

Nita tha se pas tre muajsh, dëgjuan nga babai dhe kuptuan që ai ishte gjallë. Tre herë ka qenë me shërbim tha ajo, dhe tre herë nuk e dinin nëse ai do kthehej gjallë në shtëpi.

 

Në moshën 16 vjeçare, Nita tha se dikush konstatoi se ajo kishte vocal dhe se aty lindi pasioni për muzikën. Ajo shtoi se mori pjesë në Top Fest dhe se ajo sot punon në radio.

Në linjën e jetës, Nita tha se i ati e ka mësuar të jetë e fortë dhe t’ia dalë vetë ne jetë.

 

I ati i saj përpara 7 vitesh, pësoi arrest kardiak dhe se ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, pasi babai i saj ra në koma.

Pasi u shfaq linja e saj e jetës, Nita u surprizua nga një video, në të cilën shfaqej i ati i saj. Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, babai i saj hyri në shtëpi dhe përqafoi Nitën.

- Advertisement -

TE FUNDIT