10.5 C
Tirana

Lajm i mire vjene nga Edi Rama: Deri në 18 maj do jemi mbi 90% të liruar nga masat, shqetësim mbetet vetëm …

VENDI

Edi Rama në mbledhjen “live” me Komitetin e Ekspertëve ka deklaruar se plani i tyre për Shqipërinë është që deri në datë 18 Maj do të jemi mbi 90% të liruar nga masat qe kemi marrë ndaj COVID-19.

 

Mirepo nje nder problemet kryesore për kryeministrin mbetet transporti publik, për të cilin ai tha se po punohet për një formulë në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e koronavirusit ne vend.

 

“Plani është i qartë, deri në 18 do jemi 90 e kusur % të liruar. Shqetësim mbetet transporti publik me autobuz apo furgona.
Po përpiqemi të gjejmë një formulë që të funksionojë. Do jemi tërësisht të ekspozuar, prandaj duhet të kemi intensitet më të madh në sensibilizim”‘, tha Rama.

 

Ndërkohë doktoresha Silva bino nga ISHp ka raportuar po sot se tashme është trefishuar numri i testimeve të reja që po bëhen duke i angazhuar edhe mjekët e familjeve për të gjetur rastet aktive, pasi qe dukshem numri i ketyre po zvogëlohet.

- Advertisement -

TE FUNDIT