23.5 C
Tirana

“Kush të merr ty” 26-vjeçarja i habit të gjithë, zbulon çfarë mban në shtëpi dhe si e paragjykojnë

VENDI

Një 26-vjeçare ka rrëfyer sot për programin “Shqipëria live” historinë e jetës së saj. Ajo quhet Jeta Selimi dhe mban në shtëpi plot 10 mace.

Vajza ka treguar se ishte shumë e lidhur me macet që kur ishte foshnje, dhe ky afrimitet iu forcua pas divorcit të prindërve.

Selimi u shpreh se macet e kanë ndihmuar shumë duke i qëndruar afër kur në mbrëmje nuk kishte afër as nënën, as babain.

“Macen e parë e kam pasur që bebe. Mami tregon që kur kam qenë fëmijë, gjithmonë ka ardhur një mace apo në vendin ku ke fjetur ti, ka pasur një mace gjithmonë që shkonte flinte aty. Kur isha e vogël, kam pasur 2 mace se mund të ishte rrezik një qime e maces, rrezik për shëndetin dhe nuk kam pasur mundësi të kujdesem për to njësoj si sot. Tani janë bërë 10 mace.

Zakonisht i marr në rrugë, por tani kam pasur një dhuratë nga tezja për ditëlindje një mace dhe 5 kotele. Por fatkeqësisht 2 prej tyre janë zhdukur, ose i ka marrë dikush, ose diçka ka ndodhur. Më duken si pjesë e trupit tim, janë anëtarë të familjes time.

Pasojat e divorcit të prindërve i kam vënë re kur jam rritur. Macet më kanë ndihmuar se paradite kam takuar mamin, pasdite babin dhe në darkë nuk kam pasur asnjërin se qëndroja te dajat dhe kisha macet që më qëndronin shumë afër”, tha Selimi.

Nuk mungojnë paragjykimet se ka shumë mace dhe mund të mbetet beqare, por Selimi thotë se kushdo që nuk e pranon dashurinë e saj ndaj kafshëve, nuk është i duhuri për të. Megjithatë nuk e cilëson si problem në një çift faktin se mban mace.

“Unë nuk e shoh si një problem, mundohem të jetoj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe çfarë flasin të tjerët, nuk më intereson. \Kush ka me të marrë ty me gjithë ato mace’, më thonë ndonjëherë dhe nuk gjej ndonjë përgjigje që t’ia jap dhe nuk më intereson që t’i jap një përgjigje. Kur dikush të më gjejë si partnere, do më dojë bashkë me macet”, tha Selimi.

- Advertisement -

TE FUNDIT