14.5 C
Tirana

Kush përdor qese plastike do të gjobitet rëndë. Ja kur hyn në fuqi ligji.

VENDI

Duke filluar nga datat 1 qershor 2020, çdo person që hedh në treg, prodhon apo fut në Shqipëri qese plastike do të dënohet me gjobë nga një milion deri në një milion e pesëqind mijë lekë. Ndërsa përdoruesit pritet të gjobiten nga tridhjetë mijë deri në një qind mijë lekë.

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin Për disa shtesa në ligjin nr 10463, datë 22.09.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, të ndryshuar që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike.

Projektligji synon nxjerrjen që subjektet që merren me prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike në vendin tonë të ndalojnë aktivitetin e tyre para shkurtit të vitit të ardhshëm, duke lënë një afat 4 mujor deri në zbatimin e ligjit për gjobitjen e këtyre subjekteve.

- Advertisement -

TE FUNDIT