20.5 C
Tirana

Kush e ka rradhën për tu shpallur non-grata, Artan Hoxha zbulon emrin e politikanit që do të vjerë viktimë

VENDI

2 janë diskutimet më të rëndësishme politike dhe aktuale në vend. Arrestimi i ish-prokurorit Adriatik Llalla dhe shpallja non-grata e Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Këto çështje janë komentuar edhe nga gazetari i mirënjohur Artan Hoxha i cili kurrë nuk rresht së shprehuri mendimin e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka treguar se pas Sali Berishës, figura tjetër politike që do të hyjë në listën e zezë është Ilir Meta.

Ai u shpreh se është radha e Metës për t’u shpallur non-grata dhe kjo gjë do të ndodhë menjëherë pasi ai të largohet nga postimi i presidentit dhe amerikanët nuk do ta lënë pa ndëshkuar.

“Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.

- Advertisement -

TE FUNDIT