13.5 C
Tirana

Kush do të jetë presidenti i ri?! Habit Edi Rama: “Do të konsultohem me …”

VENDI

Edi Rama duket se ka theksuar shumë pika dhe plane për qeverisjen e mandatit të tretë me deputetët fitues nga Partia Socialiste.

Teksa foli edhe një herë për bashkëpunimin me PD-në, ai nuk ngurroi të përmendte largimin e Ilir Metës nga posti i Presidtentit.

Kreu i shtetit i habitit të gjithë kur tha se shkarkimi i Metës nuk varet vetëm nga PS-ja por nga e gjithë politika shqiptare. Sa i përket përzgjedhjes së presidentit të ri, ai tha se do të përzgjidhet edhe pasi të konsultohen me Partinë Demokratike.

“Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit të Republikës duke e votuar në bllok shkarkimin e tij dhe dua ta bëj të qartë se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionimit tonë publik në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që nuk duan ta shohin më atë si President i Republikës.

Eshtë shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por në çdo rast, qoftë para kohe qoftë në kohë, në varësi se si do të shkojë ky proces, ne do të konsultohemi me PD-në për emrin e Presidentit të ri.” -tha ai

- Advertisement -

TE FUNDIT