7.5 C
Tirana

Kur shqiptarët e varfër nxiteshin të kursenin edhe më shumë… (Foto)

VENDI

Në vitin 1951 në Shqipëri aplikohej i ashtuquajturi “regjim kursimi” e në këtë kuadër qytetarët nxiteshin jo vetëm të kursenin në përditshmërinë e tyre (pavarësisht varfërisë), por edhe të pajiseshin me librezë kursimi.
Në një reklamë të botuar në fund të revistës së asaj kohe, “Financat dhe krediti” (organ i Ministrisë së Financave që dilte një herë në dy muaj), shqiptarët informoheshin se cilat ishin përfitimet që mund të kishin nëse pajiseshin me librezën e kursimit.
Për të bërë më “joshës” për qytetarët marrjen e një libreze të tillë ishte edhe një lotari që hidhej çdo gjashtë muaj e ku qytetarët që kishin libreza mund të përfitonin rritje të kapitalit të tyre.
Po ashtu, në reklamën e publikuar në revistë evidentohet se depozituesit e librezave të kursimit mund t’u paguhej, pa pasur nevojën e paraqitjes; qiraja e shtëpisë, fatura e energjisë, kuota e çerdhes etj. mjaftonte vetëm që arkës së kursimit t’i lihej një autorizim i posaçëm. /SCAN/Dita/

- Advertisement -

TE FUNDIT