9.5 C
Tirana

Kur gjëmimi live i tritolit “ta zë në grykë” fjalimin për rendin e sigurtë

VENDI

Nga Dritan Laci: Po të mos ishte Drejtori i Policisë Shkodër që fliste shqip nga dhjetra ekrane televizive, ai gjëmim tronditës dhe pasojat shkatërruese të gjysmë kg tritoli që sakatuan 8 persona, do ishin shitur si efekte të një kolone zanore që i përket serialeve televizivë me në qendër mafian korleoneze dhe Toto Riina që hidhnin në erë kundërshtarë mafiozë, gjykatës dhe politikanë.
Në fakt e djeshmja nuk ishte një shpërthim në Palermon e viteve ’70-80, kur qyteti drejtohej nga Toto Riina, edhe pse skenari me motorr të mbushur me eksploziv ishte me gjasa i vjedhur nga filma me mafie siçiliane. Por ishte në Shkodër, në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, atje ku fati dhe Zoti u bënë bashkë për të mos pasur një tragjedi me humbje njerëzore, pikërisht në momentin kur kryeministri i vendit fliste për arritjet e policisë në drejtimin e qeverisjes së tij ndërsa kolona e frikshme zanore e shpërthimit u dëgjua live edhe në Tiranë.
Dje duhet të ishte ditëlindja e Policisë, por krimi tregoi edhe njëherë se është më i fortë se kurrë.
Dje në fakt krimi rrëzoi çdo pretendim të Ramës pë rend dhe siguri.
Dje duhet të ishte ditëlindja e Policisë, por krimi tregoi edhe në këtë ditë të gjithë forcën e tij.
Pikërisht në një akt të mirëfilltë terrorist, ditën për diell, që godet rëndë rendin dhe ligjin në mes të tregut të mbushur me njerëz, në një kohë kur kryeministri i vendit trumbeton me të madhe Operacionin “Forca e Ligjit”.
Po ku ajo që të shqeteson jo më pak se vetë akti terrorist është mungesa e një mesazhi të qartë të vetë kryeministrit që shumë mirë mund ta kishte kapur këtë moment për tu dhënë një mesazh shumë të fortë të gjithë atyre që guxojnë të prekin sigurinë publike se shteti funksionon.
Në fakt kjo vetëm që nuk ndodhi por Rama ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që i ndodh Ramës, ku sa herë flet për suksese, pikërisht në ato momente i bie ndonjë mushkonjë me drogë në foltoren e parlamentit apo i plas ndonjë bombë në fjalimin për rendin dhe sigurinë. Fakti që Rama e anashkaloi në profilin e tij në fcb do të thotë se këtë herë montazhierët e Kino-Kryeministrisë së Re, e kanë pasur të pamundur ti mbivendosin gjëmimit live të tritolit një kolonë të re zanore që të shoqëronte arritjet e Policisë në drejtimin e Ramës kryeministër./ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT