16.5 C
Tirana

Kur Edi Rama kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve si kusht të panegociueshem

VENDI

Edi Rama thotë sot se nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, në emër të kushtetutës.

Por është i njëjti Edi Ramë që në vitin 2007 thoshte se do të sakrifikohej dhe nuk do të lejonte qeverinë e kohës që të zhvillohet zgjedhje jo të lira.

Këto janë disa nga qëndrimet që Edi Rama shprehte në publik duke kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 20 janarit 2007, gjë e cila u vendos më pas.

E këto janë qëndrime të një njeriu që sot thotë se nuk pranoj shtyrjen e zgjedhjeve.

18 DHJETOR 2006:

Shtyrja e datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm në rrugën e garantimit të standarteve.
Shtyrja e datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm në rrugën e garantimit të standardeve, pasi ajo mundëson realizimin e listave të zgjedhësve, brenda 85 ditëshit të kerkuar prej nesh.

12 DHJETOR 2006
Jemi në një moment agonie të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot fatin e vendos vetëm vota e lirë dhe nuk ka Zot në tokë që e prek atë, sepse ne jemi forca e së ardhmes ndryshe. Ne duhet të jemi të gatshëm të sakrifikohemi në emër të Partisë Socialiste. Sot nuk është koha të mendohemi për greminën, por për të ardhmen. Ne kërkuam tri gjëra që i pamë si të panegociueshme për të garantuar ecurinë e procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

24 DHJETOR 2006
Kryeministri i Shqiperise i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të këtë, për këtë ju garantoj.

- Advertisement -

TE FUNDIT