31.5 C
Tirana

“Kundërshtarët më të egër s’ma kanë bërë këtë”/ Berisha flet për të shoqen: Kur i përmend tjetrit gruan, matesh mirë!

VENDI

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar çdo akuzë të ngritur nga DASH për korrupsion.

 

“Deklarata është absolutisht pa asnjë bazë. Kurrë nuk ka patur Sali Berisha akuzë për keqpërdorim të fondeve publike. Për hir të së vërtetës as nga kundërshtarët më të egër”, u shpreh Berisha.

 

Sa i përket ndalimit edhe të familjarëve të tij, ai tha se ata nuk janë të përfshirë fare: Bashkëshortja ime ka punuar në të njëjtin vend, sikur kam qenë unë mjek, si President e Kryeministër i Shqipërisë. Është e vetmja, nga më të rrallat që ka punuar pa asnjë qindarkë, vullnetarisht me fëmijët autikë, ka ngritur një fondancion.

 

Blendi Fevziu: Jo po nuk besoj se dyshimet janë tek gruaja juaj.

 

Sali Berisha: Jo, jo, një sekond se i përmend tjetrit gruan. Kur i përmend tjetrit gruan, matesh mirë.

- Advertisement -

TE FUNDIT