18.5 C
Tirana

Kulmi, reagon ashpër prindi i njërit prej fëmijëve që bënë koreografinë në stadium.

VENDI

Performanca e 500 fëmijëve përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Francë, në Air Albania Stadium, që u përurua pikërisht mbrëmjen e të dielës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, përkrah presidentit të FSHF, Armand Duka, por edhe numrit 1 të UEFA, Aleksandër Ceferin pa harruar emra të tjerë të rëndësishëm dhe personazhe VIP ishte padiskutim një risi këtu te ne.

Një mund i atyre fëmijëve që janë stërvitur për gati 3 muaj për të performuar thjesht 5, 7 minuta. Por që, më pas, janë larguar nga stadiumi jo vetëm pa një shpërblim, pa një biletë ose mundësi për të ndjekur ndeshjen, por sidomos pa një pikë ujë. Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpërthyer në rrjetet sociale.

Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me playback dhe jo live, fëmijët i përdorën thjesht si lecka për ti larguar më pas me shpejtësi nga impianti. Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha. Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live.

- Advertisement -

TE FUNDIT