11.5 C
Tirana

Kryeministri Rama e ‘injoroi’ në prani të Yuri Kim, Meta ‘hakmerret’ dhe bën…

VENDI

Kreu i shtetit Ilir Meta nuk përshëndeti në fjalën e tij, kryeministrin Edi Ramën apo ambasadoren Yuri Kim.

Meta nisi fjalimin e tij në ceremoninë e ‘Defender 21’ në Tiranë duke thënë se është një kënaqësi që gjendet mes tyre për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë. Në fund presidenti zgjodhi të falenderonte forcat ushtarake për gatishmërinë që tregojnë në detyrën e tyre.

Deklarata e presidentit Meta:

Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zona përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.

Operacionet e organizuara në ajër det edhe tokë kanë qenë të suksesshme deri më tani dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vëna.Kjo do t’i shërbejë rritjes së kapacitetit tonë të mbrojtjes.

Jam i lumtur që qytetarët kanë shprehur mikpritjen tonë karakterizuese. Shpreh falenderimin më të madh për SHBA dhe vendet e tjera aleate që zgjodhën vendin tonë për të mbajtur këtë stërvitje të madhe.

NATO është organizata më e madhe e lirisë.Në fund dua të falenderoj forcat tona ushtarake të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të operacioneve të organizuara nga SHBA dhe NATO.

- Advertisement -

TE FUNDIT