12.5 C
Tirana

Kreu i KQZ paralajmëron politikanët: “Kujdes, kemi nisur hetimet, do të zbulohen…”

VENDI

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë sot një postim në Twitter, ku ka paralajmëruar të gjithë politikanët shqiptarë.

Celibashi bëri me dije se kanë nisur hetimet për manipulime të zgjedhjeve të 25 prillit. Përkatësisht ai tha se janë bërë 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve si Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Pukë dhe Elbasan.

Hetimet do të vazhdojnë me imtësi dhe nëse zbulohen manipulime të votave, nuk do të ketë tolerime për askënd. Kujtojmë se sot SPAK kërkoi që të arrestohet kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka për blerje votash.

- Advertisement -

TE FUNDIT