22.5 C
Tirana

KQZ: 17 QYTETARË NË SHKODËR VOTUAN 34 HERË NË ZGJEDHJE

VENDI

Të paktën 17 qytetarë në qarkun Shkodër dyshohet se kanë votuar 34 herë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qendra të ndryshme votimi. Ky konfirmim vjen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas një kërkese që ka bërë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Shkodër, 17 qytetarë dyshohet se kanë votuar 34 herë në qendra të ndryshme Votimi.

Bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person ka votuat 7 herë. Dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion. Ndërkohë gjatë mbledhjes të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Gledis Çeliku i PSD nuk ka dorëzuar vetëdeklarimin në këtë mënyrë nuk do të mund të ushtrojë mandatin e deputetit për legjislaturën e 2017-ës që vijon deri më 8 korrik, pra edhe rreth dy muaj.

Gledis Çeliku ishte edhe në 2017-ën i dyti në listë si kandidat për deputet i PSD. Pas dorëheqjes së Tom Doshit edhe si deputet i legjislaturës së 2017-të, mandatin për këto dy muaj duhej ta merrte Gledis Çeliku por nuk dorëzoi vetëdeklarimin. Çeliku do jetë deputet në legjislaturën e ardhshme 2021-2025 duke qenë se PSD mori dy deputetë dhe i dyti në listë ishte pikërisht Gledis Çeliku.

- Advertisement -

TE FUNDIT