12.5 C
Tirana

Koronavirusi, zbulohet dhe një pasojë e çuditshme që lë tek të infektuarit

VENDI

Koronavirusi ka zhytur në studime të ethshme mbarë botën dhe rezultatet e tyre po publikohen hap pas hapi. Më i fundit është konstatimi se në radhët e pacientëve të infektuar shkaktohet e folura përçart me pasojë në vijim të marrje goje dhe mungesë e theksuar përqendrimi.

Studimin që citon sot noa.al e publikoi në faqen e saj zyrtare, Jama Neurology. Shkencëtarët që morën nën mbikëqyrje 214 raste të infektuarish nga Wuhan, konstatuan se 36 për qind e tyre kanë simptoma të qarta të mungesës së përqendrimit dhe të folurës rrjedhshëm.

Shkencëtarët po e klasifikojnë këtë si një formë akute e sëmundjes me efekt në sistemin nervor të njerëzve të prekur nga Covid-19. Këto simptoma janë shoqëruar me të folurën e cunguar dhe mungesë koordinimi në veprimet e jetës së përditshme të pacientëve të prekur.

Këta pacientë thanë se kishin veç këtyre edhe shenja të tjera si dobësi muskulare, dhimbje koke, temperaturë të lartë, rëndim koke, etj.

Kjo është hera e parë që konstatohen simptoma të tilla.

- Advertisement -

TE FUNDIT