12.5 C
Tirana

Koronavirusi, Tritan Shehu ngre dyshime për masat e qeverisë.

VENDI

Ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu reagoi në lidhje me mbledhjen emergjente të Qeverisë pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus. Tritan Shehu shprehet se nuk ka transparencë dhe strategji në lidhje me situatën në vend ndërsa ngre dyshime mbi deklarimet e bëra se kontaminimi është importuar me rastin zero të ardhur nga Firenze në një kohë që sipas Shehut vetë Firenze nuk ka deklaruar asnjë të prekur.

Akoma dhe sot Rama pa transparencë dhe pa strategji. Megjithëse jemi para një fakti të paralajmëruar apo më mirë të parandodhur mbledhja e sotme e qeverisë tregoi se vazhdohet në amulli e vetëm fasadë. Bëhen deklarata të sigurta mbi baza të paqarta që kanë rëndësi për të ndjekur rastin e gjendjen reale të vendit thjesht për tu shmangur.

Deklarohet se kontaminimi është importuar me rastin zero të ardhur nga Firenze para mbi dhjetë ditësh. Nga mund të dalë një siguri e tillë kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnjë rast të prekur?

Kjo gjë ka rëndësi të madhe të sqarohet për arsye tonat epidemiologjie aq më shumë mbas kaq ditësh kthimi në Tiranë. Së dyti nuk jepet asnjë e dhënë se sa prej kontakteve të afërta të të dy të prekurve në ditët e mëparshme janë identifikuar dhe çfarë do bëhet me ata? Do të vendosen në karantina të specializuara këta ku apo do të vazhdohet me strategjinë e rrez ikshme për tu lënë të izoluar në banesat e tyre thelbësore kjo?

Fatkeqësisht shoh se qeveria nuk thotë asgjë për sistemin tonë shëndetësor masat të domosdoshme te disa përmirësime megjithëse jemi shumë vonë të domosdoshme në organizimin e tij realitetin e furnizimet me bazë materiale konsumi që mungon edhe për personelin çështje organizative mobilizim të resurseve njerëzore etj etj.

Nuk thotë asgjë për gjendjen e reparteve infektive strategjinë për mënyrën e vendin ku e si do të trajtohen këta të smurë në nivel vendi. Nuk thotë asgjë për gjendjen e domosdoshmërinë e forcimin e shërbimeve të reanimacioneve aq sa mund të bëhet tashti thelbësore këto për uljen e mortalitetit etj.

Së fundi Rama e zgjidhi qesen ka dhënë rreth 3. 5 milion dollarë përsëri shumë shumë pak duke vazhduar të bëjmë shkara të rrez ikshme e humbim kohë siç po veprohet prej janarit. Dhe si mbyllje dua të shpreh tërë solidaritetin me të prekurit familjarët e tyre duke deklaruar gatishmërinë e plotë për të kontribuar pa rezerva në përballimin e kësaj gjendje të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT