17.5 C
Tirana

Kontakt me aktorin e Portokallisë në aktivitet, shënohet rasti i parë me COVID në Përmet

VENDI

Shënohet rasti i parë me Covid-19 në Përmet.

 

Pas përgjigjeve të ardhura për 34 tamponë të marrë një ditë më parë tek kontaktet që ka pasur aktori i Portokallisë Florian Binaj, i cili u konstatua me Covid-19, rezultoi vetëm një rast pozitiv, raporton gazetari i Report Tv në Gjirokastër Piro Nase.

 

Binaj ka qenë si aktor në një aktivitet në Përmet dhe pasi rezultoi pozitiv dy ditë më parë, iu bë tamponi edhe personave që kishte pasur kontakte, ku njëri rezultoi pozitiv. Menjëherë personi i prekur është karantinuar në banesë së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe është nën vëzhgimin e rreptë të Policisë së Shtetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT