5.5 C
Tirana

KONFLIKT NE FAMILJE/ Ndërhyn policia, parandalohet përshkallëzimi i sherrit me armë

VENDI

Policia e Matit ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar një konflikt me armë zjarri në një familje në Klos.
Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion, se në një banesë në fshatin Gurrë Klos, po ndodhte një konflikt në familje.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku nga veprimet e kryera ka rezultuar se:
Në banesën e shtetasit A.H. , ka shkuar shtetasi B.O, me qëllim sqarimin e një konflikti midis shtetasit A.H. dhe bashkëjetueses së tij, shtetases E.N,
Shtetasit e mësipërm kanë debatuar me njëri- tjetrin dhe brenda në banesë shtetasi B.O, ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri, dhe është larguar, sapo ka parë policinë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.H., 30 vjeç, banues në fshatin Mishter, Klos, (i dënuar më parë), pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij E.N, 16 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje”.
Ndërsa shtetasi B.O, 41 vjeç, banues në Laç, i afërm i shtetases E.N është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”
“Kanosje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT