Prej kohësh në media është përfolur se moderatorja shumë e dashur për publikun Klea Huta është në pritje të ëmbël. Megjithatë i ftuar të martën në emisionin Wake up i shoqi i saj Elgit Doda i hodhi poshtë lajmet duke u shprehur se nuk dinte gjë.
Po Klea është shtatzënë. Egliti e mohoi sepse me siguri donte që bashkëshortja ta jepte vetë lajmin e bukur sic ka bërë ditën e sotme.
Klea ka publikuar në profilin e saj një foto ku shihet e veshur me të bardha e shtrirë në krevat me duart e vendosura te barku. Kështu moderatorja ka konfirmuar shtatzëninë dhe ka treguar dhe barkun e rrumbullakosur.
Krahas fotos Klea ka zgjedhur dedikimin më të ëmbël për foshnjën që do të vijë në jetë. Mos u vono të nxitosh o shpirti im ka shkruar ajo.
Moderatorja është në pritje të një djali dhe para pak kohësh u fotografua duke blerë rroba në një dyqan fëmijësh te sektori i djemve.