19.5 C
Tirana

Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi te “Kënga Magjike” për “të parën”

VENDI

Të fundit në garë që mbyllin fazën e parë të konkurimit në “Këng Magjike 2021” janë Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi me këngën “E para”.

 

Klajdi Haruni e ka nisur karrierën në “Top Fest 8” me këngën “Të gjithë sot po duan”. Këngët hit të tij “Lutem unë sot” dhe “Mbase” janë bashkëpunime me Flori Mumajesin. Bashkëpunimi i tij në këngën “Skifterja e zemrës” ka arritur mbi 70 milionë klikime në YouTube.

 

Për herë të parë merr pjesë në “Kënga Magjike 2015” dhe rikthehet në 2018 me këngën “Nuk të dua dot më pak”.

 

Flori Mumajesi, këngëtar, kompozitor, arranzhues, tekstshkrues dhe producent. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në “Balkan Music Awards”, është shpallur personazh i vitit 2018. Në festivalin “Kënga Magjike 2018” fiton çmimin e madh me këngën “Plas” dhe aktualisht është kompozitor i këngës fituese ende në fuqi.

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT