7.5 C
Tirana

Këto janë përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë.

VENDI

Kur bëni një dush me ujë të ftohtë temperatura e trupit ulet kështu trupi konsumon më shumë energji për tu ngrohur. Në këtë mënyrë metabolizmi përshpejtohet dhe ju digjni më shumë kalori.

Rregullon temperaturën e trupit. Duke përshpejtuar metabolizmin, trupi aktivizon një funksion natyral për të ekuilibruar temperaturën përballë ndryshimeve të ambientit të jashtëm. Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shumë edhe personat me hipotiroizëm.

Eliminon lëngjet. Efekti i ujit të ftohtë në enët e gjakut aktivizon qarkulllimin dhe drenazhin limfatik të organizmit ka një efekt pozitiv dhe lejon eliminimin e lëngjeve të tepërta duke ndihmuar kundra fryrjes rëndesës dhe artikulacioneve të inflamuar.

Përmirëson lëkurën. Një dush i ftohtë është trajtimi më i mirë i bukurisë së lëkurës sepse ka një efekt lifting dhe tërheqës duke luftuar lëshimin e indeve dhe shfaqjen e rrudhave. Ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura dhe parandalimit të strijave e celulitit.

Flokë më të shndritshëm. Përveçse përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, uji i ftohtë përmirëson dhe shëndetin e flokëve mjafton të vendosësh kokën në ujë të ftohtë për disa minuta. Rezultati do të jetë flokë të shndritshëm e të bukur dhe më pak rënie.

Megjithatë temperatura e ujit në flokë duhet të jetë e freskët jo e ftohtë. Aktivizon qarkullimin një dush i ftohtë rrit frekuencën kardiake dhe shkakton kontraksion të muskujve dy efekte që aktivizojnë qarkullimin në gjithë trupin.

Kjo na dhuron një sens të menjëhershëm mirëqenieje, ashtu si edhe shumë përfitime afatgjata për shëndetin. Rrit mbrotjen imunitare duke përmirësuar funksionin e sistemit limfatik uji i ftohtë përmirëson edhe mbrojtjet e trupit.

- Advertisement -

TE FUNDIT