11.5 C
Tirana

Këto janë efektet çudibërëse të livandos që mund t’ju kenë shpëtuar deri tani

VENDI

Stresi është faktori më i zakonshëm që na çon drejt ankthit. Të ndihesh i vetmuar, pesimist, të kesh ndjenjën e fajit, kriza paniku apo të vuash nga pagjumësia, janë vetëm disa nga sinjalet kryesore të ankthit.

Në të tilla raste këshillohet të bëni një vizitë sa më parë tek mjeku dhe nga ana tjetër, nevojitet një ndryshim i stilit të jetesës. Natyra fatmirësisht na ka dhuruar disa bimë magjike që na ndihmojnë të kurojmë ankthin.

Livando përshembull është e njohur për lulet e saj të bukura dhe gjithashtu për aromën e mirë e cila përdoret gjerësisht në mjekësi dhe kozmetikë.

Livando ndihmon në reduktimin e çdo lloj simptome për depresion ose ankth duke vepruar si një qetësues në sistemin nervor qendror.

Livando merret zakonisht si çaj, por mund ta aplikoni edhe mbi lëkurën tuaj duke përdorur vajin e livandos.

Me livandon mund të bëni gjithashtu edhe një dush shumë efektiv në vaskë. Ajo do ju ndihmojë të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale dhe si dhe të nxirrni jashtë toksinat e dëmshme./revistawho.com

- Advertisement -

TE FUNDIT