17.5 C
Tirana

Këshilltari Vjerdha reagon ashpër ndaj Voltana Ademit.

VENDI

Pavarësisht se nuk është votuar në 30 qershor Voltana Ademi vazhdon të jetë kryetare e Bashkisë Shkodër me kompetenca të plota ku vazhdon të zhvillojë rregullisht mbledhjet e këshillit bashkiak. Dega e PS në Shkodër nuk është e stabilizuar duke sjellë klimë tensioni edhe në bashki. Kështu ka ndodhur edhe në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë nga Voltana Ademi.

Arbis Vjerdha ka pyetur Ademin nëse ka projekte për zhvillimin e Shkodrës dhe ka reaguar ashpër ndaj saj. Keni për tu mbajtur mend gjithë jetën që ky këshill është 100 i majtë dhe në opozitë. Zonja nuk e ka as 60 perqind. Kaloje në votim ta votojmë.

Nuk po flas për shtëpinë time. Unë nuk kam as toka as prona nuk po qaj hallet e familjes time. Nuk është i drejtë minutazhi. Një njeri i keq ai zë u myt nga ligji. Unë po ruaj etikën nuk po shaj. Unë e dëgjova kryetaren por për çfarë jemi këtu? Unë nuk hedh poshtë punën e komisioneve. Hedhim poshtë çdo gjë që ka bërë zonjë gjithë mandatin e saj.

Problemi është që kemi një përballë një administratë që nuk na do. Na konsideron armiq jo kundërshtar. Ky është problem i madh. Halli im është a ka ndonjë projekt për të zhvilluar qytetin tim është shprehur Arbis Vjerdha. Voltana Ademi qëndron ende në detyrë pasi Valdrin Pjetri i cili fitoi zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga marrja e detyrës pas akuzave nga Partia Demokratike se ishte dënuar në Itali.

- Advertisement -

TE FUNDIT