11.5 C
Tirana

Keni plane për fundjavën? Njihuni me surprizat që ka rezervuar moti pasi duket se…

VENDI

Kjo fundjavë në vendin tonë do të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët, pavarësisht prezencës të herë pas hershme të vranësirave të lehta dhe kalimtare.

Më të dukshëm vranësirat do të paraqiten në territorin Verior dhe Veri-Lindje, ku pritet që sot dhe të shtunën të ketë shi të izoluar por të papërfillshëm.

Sipas MeteoAlb, e diela do të ketë mot të kthjellët. Për sa i përket temperaturave të ajrit vijon rritja e vlerave termike gjatë ditës, duke bërë që vlera minimale të ngjiten 9-11 gradë në mëngjes.

Ndërsa Mesdita parashikohet që të arrijë në vlera deri në 29 apo 30 gradë celcius. Parashikohet fundjavë e favorshme nga ana e kushteve termike për sa i përket shfrytëzimit të zonave bregdetare.

Moti në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut paraqitet kryesisht me kthjellime sot por edhe gjatë fundjavës. Pritet që të ketë edhe shi të izoluar. Temperaturat e ajrit vijojnë që të rriten në Kosovë dhe në Maqedoni. Pritet që të kemi 26-27 gradë celcius. /abcnews.al/

- Advertisement -

TE FUNDIT