Vidhet një farmaci në Papër të Elbasanit. Kjo ngjarje ka ndodhur 10 ditë më parë. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë vlera e të cilës kap shifrën e 35 milion lekëve të vjetra.
Bëhet me dije se farmacia është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka. Mbeten të paqarta rrethanat e vjedhjes dhe se përse policia e ka mbajtur të fshehtë.