22.5 C
Tirana

Këngëtari shqiptar do të hapë Kampionatin Europian

VENDI

Ermal Meta do të përformojë në ceremoninë e hapjes së kampionatit europian. Artisti shqiptar do të këndojë këngën “Uno”,

e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana” që u publikua disa muaj më parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ermali përmes një postimi në rrjete sociale.

Në stadiumin Olimpico do të interpretojë dhe tenori i famshëm, Andrea Bocelli me “Nessun Dorma”. Kujtojmë që Ermali pritet të mbajë një tjetër

koncert në Tiranë me datë 29 Korrik në Stadiumin Air Albania. “Kanë kaluar 30 vjet kur regjimi u shemb dhe ne menduam se do ta festonim me muzikë.

Unë jam italian dhe shqiptar dhe jam përzgjedhur të bëj një koncert në nder të popullit tim të origjinës, i cili arriti të pushtojë lirinë.

Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara vetëm me 70 kilometra det, është e bukur.”, është shprehur Meta.

- Advertisement -

TE FUNDIT