19.5 C
Tirana

“Kënga Ronelës ishte dinjitoze”, Agim Doçi: Alban Ramosaj le të shkojë në Eurovision për Kosovën, jo Shqipërinë

VENDI

“Eurovision” është një ndër temat më të diskutuara gjëtë ditëve të fundit. Rrjeti ka “shpërthyer” ndaj Ronela Hajatit, ndërkohë artistë të shumtë janë “kthyer” pas në netët e Festivalit teëe RTSH duke analizuar votat e jurisë.

 

Së fundmi Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese tha se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjtozja dhe fitorja e saj ishte e merituar.

 

Gjithashtu ai u ndal edhe në një ndër pretendetët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, por Kosovën.

 

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosoves le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, u shpreh ai.

 

Kjo deklaratë e tija solli nëj reagim të menjëhershëm të Robert Aliajt, i cili i kujtoi Doçit se suksesin më të madh në Eurovizion Shqiperise, ja ka dhënë një kosovare, pikërisht Rona Nishliu me këngën SUS, e cila u rendit në vendin e 5-të.

- Advertisement -

TE FUNDIT