13.5 C
Tirana

‘Kemi 15 vite bashkë’, Renis Gjoka na prezanton për herë të parë me partneren

VENDI

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Renis Gjoka është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private. Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Dola te Ola”, ai tregoi për herë të parë si është njohur me partneren, Jonën

 

Renisi zbuloi se ata kanë 15 vite me njëri-tjetrin. Këngëtari rrëfeu se Jona ka qenë fansja e tij, më pas ka nisur njohja dhe lidhja.

 

“Jonën e dua shumë. Më gjendet pranë çdo sekondë. Kemi 15 vite bashkë. Ka qenë fansja ime, jemi njohur, u lidhëm, një lidhje e gjatë që ka kaluar shumë sprova dhe tani është e konsoliduar. Unë gjej rastin t’i them që e dua po aq shumë sa e kam dashur në fillim, ndoshta dhe më shumë”, tha ai.

 

Kujtojmë se Renisi dhe Jona janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Aura.

- Advertisement -

TE FUNDIT