9.5 C
Tirana

Keisi flet pas daljes: Nëse Kristi më shkruan i pari kur të dalë…

VENDI

Pas daljes nga shtëpia, Keisi foli në studio për rrugëtimin e saj.

 

Keisi: Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falenderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda.

 

Arbër: Në marrëdhënie me banorët e tjerë, nuk ka ofenduar njeri. Është treguar vajza e urtë dhe pak naive. Brenda shtëpise duhet të përfshiheshe më tepër. Për mua, situatat i administratove mirë dhe tregove respekt për Kristin.

 

Keisi: Ditët e fundit e kam ngacmuar Kristin dhe prisja që ai të më thonte diçka, por nuk ia dola. Nita, Luizi, Kristi dhe Dea janë katër finalistët, për mendimin tim.

 

Zhaklin: Keisi është një vajzë shumë gjenuine. Keisi është 22 vjeç dhe ia doli shumë mirë aty. Duhet ta ngrije ndonjëherë zërin, për të mbrojtur veten tënde. Mendoj që nuk ke qenë mjaftueshëm e përgatitur, për t’i bërë ballë situatat vetë.

 

Keisi: Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim.

Ronaldo: Ti këtë javë kishte kartën që të riktheheshe me Kristin. Pse nuk e bëre?

Keisi: Unë zgjodha të isha vetëvetja dhe jo të bëja gjëra që të dilja nga vetja ime.

- Advertisement -

TE FUNDIT