7.5 C
Tirana

Katër emra të panjohur duan t’i marrin Bashës “karrigen”

VENDI

Në garën për kryetarin e Partisë Demokratike janë në total nëntë kandidatë.

Gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu ka siguruar listën e plotë të tyre, ku bie në sy që katër prej kandidaturave, janë emra të panjohur në fushën politike.

Dy prej tyre, Edmond Vrapi dhe Admir Mulaj nuk kanë asnjë angazhim politik.

Emri tjetër në garë është Mirjan Jashanllari, i cili është pjesë e Partisë Demokratike Pogradec.

Kurse i katërti që ka vendosur të sfidojë Lulzim Bashën është Sabri Hoxha, i angazhuar në degën e PD-së në Paskuqan.

Kandidatët e tjerë janë të njohur për publikun. Bëhet fjalë për vetë Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin, Ibsen Elezin, Edith Harxhin dhe Agron Shehajn. Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së do të mbahen në 13 qershor.

- Advertisement -

TE FUNDIT