5.5 C
Tirana

KARDINAL ERNEST TROSHANI MESAZH POLITIKËS PËR PAQE

VENDI

Kardinal Ernest Troshani nga Shkodra qyteti i tij dha një mesazh të fortë për të gjithë klasën politike dhe shoqërinë shqiptare lidhur me krizën momentale që po kalon vendi si pasojë e protestave, përplasjeve politike dhe dhunës së ndërsjelltë.

Kardinal Ernest Troshani u shpreh se të gjithë duhet të jemi zëdhënësit e mëdhenj të paqes dhe kulturës vëllazërore. Kjo deklaratë e tij u bë pas meshës së shenjtë në muajin e Zojës tek kisha që mban të njëjtin emër në hyrje të qytetit

Kardinal Ernest Troshani prej kohësh shërben në Itali për besimtarët atje, i pyetur se a i mungon Shqipëria ai u shpreh se kisha është e gjithë njerëzimit dhe se nuk njeh shtete.

Muajin e bekuar të Zojës Kardinal Ernest Troshani e cilësoi si muaji i luleve që aromatizon natyrën.

Pas meshës së shenjtë tek Kisha e Zojës dhe një ditë qëndrimi në Shkodër, Kardinal Ernest Troshani do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kryer disa shërbesa fetare edhe atje. Një 91 vjeçar si Kardinal Ernest Troshani mbetet një burim frymëzimi për të gjithë.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT