9.5 C
Tirana

KAPET SHKODRANI, SHPËRNDANTE EKSTAZI NË SHKOLLA

VENDI

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike Ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit,

referuan materialet në Prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 – mujor me metoda speciale, si rezultat i të cilave rezultoi se 24 – vjeçari kishte aktivitet kriminal në drejtim të shitjes dhe prodhimit të narkotikëve,

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Pedonalja”. Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër,

u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Marketin Koca 24 vjeç, banues në Shkodër, ku gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi”, të cilat po i shpërndante.Në vijim të kontrollit, në një banesë që ky shtetas e mbante me qera,

Policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “ekstazi”.Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 990 tableta lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Ekstazi”.Sipas policisë i riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- Advertisement -

TE FUNDIT