19.5 C
Tirana

“Kape çik mo, ça ka ky”/ Momenti kur 40 vjeçari që tentoi të vetëdigjej, qytetarët bëjnë thirrje të qetësohet (video)

VENDI

Këto janë pamjet kur një 40 vjeçar me inicialet B.G, ka tentuar të vetëdigjej mëngjesin e ditës së sotme, në momentin kur besimtarët myslimanë do të faleshin në xhami për festën e ‘Fitër Bajramit’.

 

40 vjeçari shihet i rrethuar nga qytetarë të tjerë të cilët i bëjnë thirrje të qetësohet, teksa ai duket në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT