12.5 C
Tirana

KAMERA E FSHEHTË/ Ish-banori i BBVIP bie në kurth, ‘klientja’ i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale

VENDI

Ish-banori i Big Brother Vip Albania, Pirro Beati, ka rënë në kurthin e një kamera të fshehtë nga “Top Albania Radio”.

 

Kësaj radhe “preja” e Anxhelës ka qenë pikërisht Beati. Sigurisht që roli që ajo mori në këtë telefonatë ishte roli i modeles.

 

Ajo e telefoni Pirron dhe i kërkoi që të realizonin një set fotografik nudo. Anxhela i sqaroi se si i donte fotot, por në fund i vendosi dhe një kusht ku i tha se në fund të setit duhet të kryenin marrëdhënie seksuale, pasi e ka zakon.

 

Beati mbeti i befasuar nga kjo kërkesë, duke e mohuar kategorikisht.

 

Ja reagimi i tij:

 

Gazetarja: Kam një merak. Unë kam bërë foto dhe më përpara, kam zakon, që pas çdo seti fotografik, kryej marrëdhënie me fotografin.

 

Beati: Ëhat! Jo nuk ndodh kjo.

 

Gazetarja: Është sikur të nënshkruash një kontratë, sikur të hedhësh një firmë.

 

Beati: Jo nuk ndodh kjo.

- Advertisement -

TE FUNDIT