20.5 C
Tirana

“Kam qenë i magjepsur”/ Vlashent Sata zbulon detaje nga takimi i parë me Dojna Memën: Ja planet e dasmës

VENDI

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më dashur për publikun. Dyshja të cilët janë bërë dhe prindër të një djali, ku e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol, kanë zbuluar se së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

 

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë këngëtari i cili gjatën jë interviste ka treguar se do të organizojnë një dasmë të madhe ku do të ftojnë të gjithë publikun.

 

“Patjetër që po. Do bëjmë një festë të madhe do ftojmë gjithë publikun”- u shpreh ai.

Ndër të tjera, Vlashenti po ashtu ka treguar detaje të pathëna nga takimi i parë me moderatoren, ku zbuloi se si ishte magjepsur nga Dojna.

“Ne nuk njiheshim, e dija që luante piano, nuk ishte dokushdo, përveç se ishte e bukur dhe të magnetizonte me ato sy, bënte batuta, e kisha parë më parë por nuk ma merrte mendja. Kur kemi folur aty unë kam ngel pa mend se inteligjenca që kishte për të bërë humor, mënyra sesi bënte që të ndihej i ftuari, sesi më bënte të ndihesha unë, mendoja se ishte talent. Se kur e shef thua është e bukur. Po është person fantastik, di të them se kam qënë i magjepsur”- tha artisti.

 

Kujtojmë se rreth një vit më parë, çifti kurorëzoi dashurinë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat.

- Advertisement -

TE FUNDIT