11.5 C
Tirana

‘Kam kaluar 2 javë stres, në fillim…’/ U infektua me koronavirus, flet infermierja shtatzënë që fitoi ‘betejën’

VENDI

Shkodra është një nga tre qytetet me më shumë persona të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri.

 

Një nga rastet e shumtë, ka qenë edhe infermierja Blerta Gurra, e cila ndryshe nga të prekurit e tjerë, pret edhe një fëmijë.

 

Pavarësisht se është shtatzënë, ajo ndodhet në krye të detyrës, ku dhe u infektua nga koronavirusi.

 

Megjithatë, Gurra duket se ia ka dalë ta mposhtë pandeminë, duke u izoluar në shtëpi.

Ajo ka treguar se dy javët e kaluar kanë qenë të mbushura me stres për fëmijën që do të vijë në jetë dhe për familjen.

‘Kam kaluar dy javë stres realisht, por falenderoj familjen që më ka qendruar afër, kolegët, mjekët, urdhërin e infermierit për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira.

 

Gjëja e parë që kam përjetuar është stresi për familjen, për djalin që e kam të vogël dhe normal edhe shtatzënia që është frika kryesore se do të mendoj se çfarë do t’i sjellë bebit. Përpara se të merrja përgjigjet nuk kisha asnjë simptomë realisht. Unë jam izoluar në shtëpi, larg familjes. Uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt’, u shpreh Blerta Gurra.

 

Në spitalin rajonal Shkodër të konfirmuar me Covid 19 janë 8 infermierë dhe 1 mjek, 6 prej infermierëve janë shëruar, ndërsa 2 ndodhen në karantinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT