8.5 C
Tirana

Kafe pa ngrënë? Gabimi më i madh që bëjnë shqiptarët

VENDI

Shqiptarët janë konsumatorë tepër të mëdhenj të kafesë. Një fakt të tillë e konfirmojnë më së miri edhe të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë po ashtu se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit.

 

Kafeja zakonisht konsumohet në mëngjes. Ky është rregulli i pashkruar dhe i përgjithshëm. Ka shumë konsumatorë të cilët e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve është një gabim tepër i madh. Të dhënat shkencore thonë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm. Kur stomaku është bosh, kafeja është në gjendje të çlirojë acid hidroklorik i cili rrugëton në të gjithë sistemin tretës. Ky acid është shumë i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

 

Kafeja është tejet e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje. Në momentin që këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i hapin rrugën një sërë problemeve të tjera shëndetësore. Midis tyre përmendim: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve, shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës. Për këto arsye dhe të tjera, ekspertët ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë kurrë me stomakun bosh.

 

Sipas tyre, ngënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit. Ekspertët sqarojnë po ashtu se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi. Më pas, organizmi ka nevojë për më tepër kohë që të kthehet në gjendjen normale. Pirja e kafesë para mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por edhe të vjella.

 

Ekspertët pohojnë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit. Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni patjetër ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë. Megjithatë, në qoftë se ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni të paktën që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh.

- Advertisement -

TE FUNDIT