13.5 C
Tirana

Kadilli-Bashës: Jep dorëheqjen e parevokueshme, humbja është e jotja

VENDI

Pasi ka folur kreu i PD-së Lulzim Basha, e ka marrë fjalën dhe kandidati i vetëshpallur për kreun e partisë, Fatbardh Kadilli.

‘Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme’, ka thënë që në nisje të fjalës së tij, Kadilli.

Më pas, Kadilli është shprehur se Basha është ‘humbës i përsëritur prej defekteve personale’.

‘Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd në fushatë.

Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vetë përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti ti ndalosh. Në luftën për votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit. Përvojat: 2015 më mire se 2021, dhe këto dukshëm më mirë se 2017, apo dhe me keq, nga 2019.

Humbja është e jotja, përgjegjësia e jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karrierën dhe çdo gjë. E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes,’ është shprehur Kadilli gjatë fjalës së tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT