10.5 C
Tirana

“Ka shkulur leshtë Shqipëria”, Olti Curri tregon si e frymëzoi lavatriçja për një nga baladat më të dëgjuara: E vura për herë të parë…

VENDI

Blogeri dhe opinionisti Olti Curri ka treguar një histori të veçantë që ka frymëzuar për të shkaruar baladën “Asnjëherë” të kënduar nga Albërie Hadërgjonaj.

 

I pranishëm në rubrikën “Trotuar”, në ‘E diell”, ku po diskutohej për temën e lotëve, Curri tha se kjo këngë që ka sjellë shumë lot, është kompozuar për 20 minuta.

 

Madje ai tha se e kishte bërë për herë të parë kur kishte vënë lavatriçen në punë, sepse kishte edhe të ëmën në spital.

 

Pjesë nga biseda

Olti Curri: Kur më kanë pyetur për këngët shumë të njohura përshembull, siç është rasti me Albërien, ‘Asnjëherë’. Albëria ka dhënë versionin e saj nëpër intervista, një këngë e ndier, kemi punuar shumë etj etj. Kur më kanë pyetur mua unë atë këngë e kam bërë për 20 minuta. Madje kam pasur dhe mamin në spital dhe më duhej të vendosja lavatriçen atë ditë për herë të parë. e kam bërë duke patur mendjen tek lavatriçja.

Edi Manushi: Ka lot kjo balada, ka lot, se nuk më vjen?

Olti Curri: Po po, ka shkulur leshtë gjithë Shqipëria.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT