13.5 C
Tirana

“Ka njerëz të mirë që e duan ndryshimin”, deputeti i sapo zgjedhur Zef Hila: Rezultati jo ai që prisnim…

VENDI

Shkruan në Facebook Zef Hila, deputet i sapo zgjedhur i PD- së për Qarkun Shkodër: Të nderuar banorë te Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut Shkodër.

Dua t’ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve, ju që ju kam takuar dhe kam komunikuar drejtëpërdrejtë, por edhe të gjithë ju që nuk kam mundur t’ju takoj, duke ju shprehur mirënjohjen time, për kohën, përkushtimin, mikëpritjen, bashkëbisedimin, besimin, dhe mbështetjen tuaj!

Ështe një detyrim për mua ndaj jush, banorëve të Qarkut Shkodër, e në mënyrë të veçantë ndaj atyre që më kanë mbështetur, e vlerësuar, që eksperiencën time politike prej kaq vitesh, ta vë në shërbim të kësaj detyre të re, si përfaqësues i juaji në Kuvendin e Shqipërisë.

Falenderoj Partinë Demokratike dega Vau Dejës Kryetarin z. Lulzim Basha, dhe të gjithe strukturat në bazë që propozuan kandidaturën time dhe më mbështetën fort.

Falenderoj gjithë bashkëpunetorët e mi të ngushtë, strukturat e Partisë Demokratike, Lidhjen Demokratike të Gruas, dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike Dega Vau Dejës, të gjithë miqtë e dashamirësit e mi, që më kanë qëndruar afër gjatë të gjithë fushatës, në takime e prezantime, e më kanë dhënë forcë e besim se do t’ia dalim.

Rezultati, edhe pse jo ai që prisnim, ka dhënë mesazhin, se ka njerëz të mirë që e duan ndryshimin, punën dhe vendin e tyre!

Me respekt,
Zef Hila

© ShkodraWeb.com

- Advertisement -

TE FUNDIT