13.5 C
Tirana

Ja çfarë i ndodh trupit kur bëjmë dush me ujë të nxehtë.

VENDI

Dushi është një pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë, por varet nga temperatura që koha e shpenzuar nën ujë mund të ofrojë benefite të ndryshme. Ndërsa preferon ujin e nxehtë apo të ftohtë, mëso se si rutina e të bërit dush mund të ndikojë në shëndetin tënd. Pasi ta kesh lexuar, mund të mendosh cila është mënyra ideale.

Ata që pëlqejnë ujin e nxehtë

Uji i nxehtë mund ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi muskuj, i çliron dhe i lehtëson ata. Nëse ke dhimbje koke gjatë një dite të lodhsme, aq më mirë. Lëre ujin e ngrohtë të bjerë mbi trup si një minimasazh mbi shpatulla, qafë dhe në shpinë.

Studimet e fundit kanë treguar se dushi i nxehtë mund mund të të largojë edhe gjendjen e ankthit, kështu që kushdo që ka një punë stresuese, këshilla më e mirë është një dush i nxehtë në mbrëmje.

Po ashtu, dushi i nxehtë largon edhe simptomat e të ftohtit në rastet e virozave të ndryshme që kalon trupi gjatë periudhës së dimrit.

Edhe kur koha është e ftohtë jashtë, mënyra më e mirë për të mundur të ftohtin është dushi i ngrohtë, i cili të ndihmon të mbash temeraturën e trupit në nivele më të larta.

Ata që pëlqejnë ujin e ftohtë

Dushi me ujë të ftohtë — aq sa i pabesueshëm është për ktë periudhë — është po ka i shëndetshëm për trupin. Ta lësh veten nën ujë të ftohtë qoftë edhe për 5 minuta mund të ndihmojë trupin “të shkundet” dhe të zgjohet. Kjo mënyrë do të ndryshojë temperaturën e trupit për pak, por në të njëjtën kohë të zhduk edhe lodhjen si me dorë.

Dushi me ujë të ftohtë, të paktën për tri minuta një herë apo dy herë në ditë është i rekomanduar nga studiuesit si një kurë kundër depresionit. Por sigurohu që më parë të kesh bërë një kontroll te doktori.

Dhe, më e rëndësishmja për të gjitha vajza: uji i ftohtë është më i mirë për flokët dhe fytyrën. Dihet që uji i nxehtë mund të krijojë më shpejt yndyrë në flokë, ndërsa uji i ftohtë hidraton dhe ndihmon që majat e flokëve të mos digjen.

- Advertisement -

TE FUNDIT