16.5 C
Tirana

“Ka blerë vota”, Pjerin Ndreu padit për shpifje Mark Markun, i kërkon 5 milion lekë

VENDI

Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka hedhur në gjyq, kandidatin fitues për deputet të dalë nga listat e PD-së, Mark Markun.

Me një padi që mban firmën e Pjerin Ndreut, kërkohet një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh (të reja) nga i padituri Mark Marku.

Sipas pretendimeve të Pjerin Ndreut akuza është për shpifje dhe i referohet Nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe nenet 608,608,617 dhe 625/a të Kodit Civil.

Kujtojmë se përplasja mes Mark Markut dhe Pjerin Ndreut erdhi gjatë një emisioni televiziv, ku Marku ka akuzuar pushtetin lokal për blerje votash. Marku akuzoi me emër kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu se ky i fundit ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë krahas paditës Ndreu shkruan: Me shpifesit ska rruge tjeter…Shihemi ne Gjygj!

- Advertisement -

TE FUNDIT