7.5 C
Tirana

Ka 30 gra e 94 fëmijë, 70-vjeçari: Jam i gatshëm edhe për nuse tjetër

VENDI

Ai është kryetari i familjes më të madhe në botë dhe thotë se është i bekuar që ka 30 gra.

Ziona Chana ka 94 fëmijë, 14 nuse dhe 33 nipër e mbesa.

Familja e madhe jetojnë në një shtëpi me 4 kate që ka 100 dhoma në kodrat e fshatit Baktëang në Indi.

Sa i përket grave, ato flenë në një dhomë të madhe të përbashkët.

Zoti Chana u shpreh për The Sun:

Sot unë ndihem si fëmija i veçantë i Zotit. Ai më ka dhënë kaq shumë fëmijë për të cilët duhet të kujdesem. E konsideroj veten si një burrë me fat që ka 39 gra dhe që jam kreu i një familjeje kaq të madhe.”

Edhe pse janë shumë, anëtarët e kësaj familjeje janë të organizuar me një dispilinë ‘ushtarake’. Gruaja më e madhe e shtëpisë, Zathiangi i organizon të gjithë të tjerët dhe u jep detyrat që kanë çdo ditë.

Ziona është kreu i një sekti që i lejon anëtarët e tij që të kenë sa gra që të duan, dhe kjo pak a shumë i shpjegon të gjitha.

Ai e mban gruan më të re afër dhomës së tij të gjumit ndërsa anëtarët më të mëdhenj të familjes flenë shumë më larg. Sa i përket grave, ato e vizitojnë bashkëshortin e tyre në dhomë me rrotacion.

Chana tregon gjithashtu se ende është i interesuar për një grua.

“Për të zgjeruar sektin tim, unë jam i gatshëm të shkoj edhe në SHBA për t’u martuar”, thotë ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT