12.5 C
Tirana

Julka Gramo zbulon arsyen përse u tërhoq nga muzika, 6 vite pa kënduar.

VENDI

Julka Gramo së fundmi është e njohur si moderatore dhe folëse në Radio por në fakt të gjithë e mbajmë mend kohën e artë të saj kur këndonte. Por çfarë e bëri Julkën të heqë dorë nga muzika në momentin e saj më të mirë të karrierës? Arsyen e ka zbuluar vetë prezantuesja në një intervistë të dhënë së fundmi për emiionin Mirage ku ka folur edhe për të rejat e fundit nga jeta e saj.

Ndonëse pranoi se ajo nuk i ka thënë përfundimisht stop pasionit të saj për muzikën, shkaku që e bëri bjonden e ëmbël të largohet ishte familja. Duke qenë se asokohe ajo u bë mami dhe muzika i merrte shumë kohë, vendosi që të tërhiqej e ti përkushtohej familjes sepse nnuk donte të linte fëmijët e saj pas dore.

Por kjo periudhë pause i ka shërbyer Julkës për të kuptuar se në fakt dashuri më e madhe për të është ajo që bën tani radioja dhe televizioni. Julka Gramo është nënë e dy djemve dhe bashkëshortja e producentit të njohur muzikor, Dj Andy.

- Advertisement -

TE FUNDIT