18.5 C
Tirana

Ju ndryshojnë ngjyrë duart nga i ftohti? Ja çfarë paralajmëron kjo shenjë për shëndetin.

VENDI

Ju ka ndodhur që të dilni jashtë në një ditë të ftohtë dimri pa dorashka dhe me siguri gishtat tuaj kanë marrë një ngjyrë të zbehtë apo të bardhë. Kjo është diçka e zakonshme pasi kjo u ndodh shumë njerëzve, ku pas ngrohjes ata kthehen në ngjyrën normale.

Por për disa njerëz kjo mund të jetë një simptomë që tregon se vuajnë nga një sëmundje që quhet Sëmundja Raynaud. Bright side ju ndihmon të zbuloni më shumë për këtë sëmundje dhe simpotamt e saj.

Kur shfaqet sëmundja e Raynaud , arteriet që furnizojnë me gjak ngushtohen për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional.

Kjo nga ana tjetër, bën që duart dhe gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të kthehen të bardha ose blu dhe të ndjehen të mpirë .

Pastaj ato kthehen në të kuqe kur fluksi i gjakut kthehet. Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund të zgjasin deri në disa orë në rastet më të rënda

- Advertisement -

TE FUNDIT