12.5 C
Tirana

Jozefina Topalli tek Arben Imami etj, Berisha tregon emrat që do rikthehen në PD

VENDI

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Teksa tha se kanë propozuar datën 21 ose 22 maj për zgjedhjet e kryetarit të ri të PD, tregoi edhe disa nga emrat që do të kthehen në Partinë Demokratike.

Berisha përmendi emrin e Jozefina Topallit, Rudina Hajdarit dhe Majlinda Bregut.

“Ka emra që rikthehen. Në këtë listë është për shembull Arben Imami, Jozefina Topalli, kthehet, por nuk kthehet jo vetëm me listë, por kthehet ex officio. Zonja Bregu po e lejoi se është në detyrë.

Do ketë një ftesë në Kuvend sigurisht për ta dhe Patozi dhe Hajdari. Të gjithë ata që për një motiv apo një tjetër janë larguar janë të mirëpritur” tha Berisha.

Një anëtar ex officio është një anëtar i një organi, i cili është pjesë e tij për shkak të mbajtjes së një posti tjetër.

Të drejtat e një anëtari ex officio janë saktësisht të njëjta me anëtarët e tjerë, përveç nëse parashikohet ndryshe në rregullore ose akte nënligjore.

- Advertisement -

TE FUNDIT