18.5 C
Tirana

Jonida Maliqi kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit

VENDI

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019 që do të organizohet më 18 maj. Këngëtarja shqiptare përfaqësoi vendin me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Bashkë me Shqipërinë, mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta. Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.

E veshur si një mbretëreshë ilire, Jonida Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.

- Advertisement -

TE FUNDIT