9.5 C
Tirana

‘Je një pjesë e shpirtit tim’, Luana humb personin e dashur

VENDI

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka humbur një nga fansat e saj më të mëdhenj. Lajmi e ka prekur shumë dhe Luana ka publikuar një bisedë në Instagram ku shprehet se fansi do të mbetet pjesë e shpirtit të saj.

“Një lajm kaq i keq. Ledi, s’të njoha kurrë por ti je një pjesë e shpirtit tim. Engjëlli im”, shkruan Luana.

Pjesë nga biseda: “Luana nuk e di si te ju falenderoj faleminderit qe i that stafit qe te na ngushelloj, te jam shum mirenjohese Zoti te ruajt ty dhe familjen tende. Je gjithmon ne zemren time dhe ne zemren e vllait tim Ledi atje ku ai eshte dhe doja te thoja fjala e fundit qe ai me tha para se te nderronte jete ishte amanet Luanen ta suportosh ne vendin tim”.

“Zemren e kam cope nga momenti qe me thane… nuk kam fjale per te te ngushelluar ty e familjen por Zoti ju dhente force e jua sherofte zemrat. Une do kem nje engjell atje lart, me vjen kaq keq qe nuk munda ta takoj.. do kisha shume deshira t’ju takoja ju, kurdo dhe kudo jam ne dispozicion, ju lutem me thoni. Perqafime te perzemerta.”, i është përgjigjur Luana.

- Advertisement -

TE FUNDIT