10.5 C
Tirana

“Jam shkundur këtë muaj”, Olti Curri nxjerr kuletën dhe numëron me sa lekë ka mbetur brenda në karantinë

VENDI

Blogeri i njohur Olti Curri gjatë një lidhje live ka numëruar pa hezitim paratë që i kanë mbetur në kuletë gjatë kësaj periudhe karantine.

Curri ka treguar se këtë periudhë është shkundur nga kuleta duke treguar se ka mbetur me 12 mijë lekë, dhe se ka shpenzuar shumë për gatime.

“Unë në këtë periudhë jam shkundur. Shih me sa lekë kam ngelur me 5, 10, 12 mijë lekë. Kam shpenzuar për gatimet e mija me karaklecë thellësie, qumësht soje…

Konsumohet më shumë, muajin e parë shqiptarët menduan se do të ishte një muaji pushimesh, edhe filluan na bëj një kshu na bëj një ashtu, piq një kshu. Bëjmë edhe këtë.

Kjo dallon shumë sepse me sa kam dëgjuar e kanë ekzagjëruar njerzit duke plotësuar nepset e tyre se kanë menduar se jemi me pushime. Sa më shumë zgjatet aq më shumë kuptohet se duhet ti kthehemi normalitetit se nuk ka asgjë për të festuar.”- tha Olti.

- Advertisement -

TE FUNDIT